Site icon Telegrafi

SHBA-ja lejon Starlink të sigurojë mbulim në zonat e goditura nga uragani

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) ka lejuar SpaceX dhe T Mobile të Elon Musk të ofrojë mbulim për telefonat në zonat e Karolinës së Veriut të goditur nga uragani Helene përmes satelitëve Starlink.

FCC shpesh jep miratime të tilla të përkohshme emergjente gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në rivendosjen e shërbimeve me valë dhe të internetit në zonat e prekura.

Një zëdhënës i FCC tha se agjencia mbetet “e përkushtuar për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes në shtetet e prekura nga Uragani Helene, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kthyer lidhjen në zonat e goditura fort dhe për të shpëtuar jetë”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë, SpaceX ka njoftuar se salitetët “janë aktivizuar tashmë dhe kanë filluar të transmetojnë alarme emergjente për telefonat në të gjitha rrjetet në Karolinën e Veriut”.

Kompania tha se mund të “testojë aftësitë bazë të mesazheve (SMS) për shumicën e telefonave në rrjetin T-Mobile në Karolinën e Veriut”.

Ndryshe, më 28 shtator, më shumë se 74% e kullave telefonike ishin jashtë shërbimit në zonat e prekura nga katastrofa të Karolinës së Veriut për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga Helene.

FCC tha të dielën se shifra ka rënë në 17% ndërsa ekuipazhet po punojnë për të rivendosur shërbimin. /Telegrafi/

Exit mobile version