Telegrafi

SHBA-ja kundërshton kërkesën e Rusisë për të ndaluar hyrjen e Ukrainës në NATO

SHBA-ja ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën që të hyjë në NATO, mes paralajmërimeve që Rusia mund të pushtojë fqinjin e saj.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, po i jepte Rusisë një përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Blinken nuk dha koncesione, por tha se ai po i ofronte Rusisë “një rrugë serioze diplomatike përpara, nëse Rusia e zgjedh atë”.

Një ministër rus tha se vendi i tij do të studionte përgjigjen e Blinken, të dhënë në koordinim me NATO-n.

Rusia kishte lëshuar një listë të shkruar të shqetësimeve të saj në lidhje me zgjerimin e aleancës ushtarake të NATO-s dhe çështjet e lidhura me sigurinë.

Midis tyre ishte një kërkesë për NATO-n për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës dhe të tjerëve në aleancë. /Telegrafi/