Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar një numër të madh të rasteve të reja me coronavirus.
SHBA ka identifikuar 38.1148 raste të reja me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 1.232 persona, raporton CNN.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, amerikanët në total kanë 5.777.684 raste dhe 178.477 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Ndryshe, 23.7 milionë njerëz në nivel global janë infektuar me virusin gjersa kanë vdekur mbi 814 mijë persona. /Telegrafi/