Site icon Telegrafi

SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj ‘kuzhinierit të Putinit’, Interpol tërheq njoftimin për ekstradimin e tij

Departamenti amerikan i Shtetit kishte vendosur sanksione kundër kompanive të lidhura me oligarkun e Vladimir Putinit, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin apo siç quhet “kuzhinieri i Putinit”, ka qenë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndërhyrjen e tij në luftime në Ukrainë, Siri dhe tani së fundmi në Libi.

Ai është i njohur si financues dhe drejtues i grupit paramilitarë rusw Wagner, i cili kryen punë për llogari të Kremlinit.

Lexo po ashtu Sanksione të reja kundër personave dhe kompanive të afërta me oligarkun e Putinit, Yevgeny Prigozhin

Wagner pos në Sudan, që nga dhjetori i 2017-së është prezent edhe në Republikën Qendrore Afrikane dhe atë për qëllime të njëjta si në Sudan, për të mbrojtur regjimin diktatorial të presidentit të Republikës Qendrore Afrikane, Faustin-Archange Touadera.

Gjykata në Distriktin Kolumbia në SHBA në muajin mars kishte hedhur poshtë çështjen kundër kompanisë Concord. Shefi i tij, Prigozhin, në vitin 2018 u akuzua për komplot ndaj SHBA-së për rolin e tij në financimin e një operacioni propagandistik për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Lexo po ashtu Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti

Kompania Concord ka njoftuar se kanë pranuar një letër nga Interpol se, i kanë dhënë fund përndjekjes për ekstradimin e Prigozhinit, shkruan Moscow Times, përcjell Telegrafi.

“Sekretariati i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – Interpol vërteton që nga sot Yevgeniy Prigozhin… nuk i nënshtrohet një njoftimi [për ekstradim]”, thuhet në letrën e Interpolit.

Njoftimi i INTERPOL-it për Yevgeny Prigozhin

Biznesi i tij zyrtar i Prigozhinit është një konsorcium i gjerë hotelerie që ofron ushqime për miliona ushtarë rusë, policë, prokurorë, pacientë në spital dhe nxënës në shkolla në këmbim të pagesave të majme të financuara nga taksapaguesit rusë, e që në vitin 2011 u vlerësuan të janë të paktën 3 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version