Telegrafi

SHBA-ja ka tashmë 329 mijë viktima nga coronavirusi

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA u rrit në 329 mijë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se rreth 18.6 milionë raste në SHBA janë regjistruar me virusin vdekjeprurës që nga shpërthimi i pandemisë.

Vendi ka miratuar tanimë dy vaksina kundër COVID-19, atë të kompanisë Pfizer-BioNTech dhe të Moderna-s.

Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit nga Pfizer, por është pak e mundur se do të arrihet qëllimi i SHBA-së që deri në fund të vitit të vaksinohen 20 milionë njerëz, kanë bërë të ditur zyrtarët federalë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka njoftuar se është tejkaluar shifra prej një milion vaksinave për dhjetë ditë, kur edhe filloi imunizimi në SHBA. /Telegrafi/