Site icon Telegrafi

SHBA-ja ka më shumë se 6,1 milionë raste me coronavirus

Faculty members from Washington State University Health Sciences Spokane administer COVID-19 tests to students during the coronavirus pandemic at a mobile testing site on campus, Wednesday, Sept. 2, 2020, in Pullman, Wash. Pullman has seen a large increase in COVID-19 cases over the past two weeks. (Geoff Crimmins/The Moscow-Pullman Daily News via AP)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh në botë sa i përket rasteve me coronavirus.

Sipas raportimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka të paktën 6,125,916 raste të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se të paktën 186,185 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN.

Deri më tani, Johns Hopkins ka raportuar 12,406 raste të reja dhe 465 vdekje brenda 24 orëve të fundit.

Ndryshe, 26.1 milionë njerëz në botë janë të infektuar me virus gjersa mbi 864 mijë njerëz kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version