Shtetet e Bashkuara regjistroi 155 mijë raste të reja me coronavirus të shtunën si dhe 1,189 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA, vlerësohet të jetë rritur në 13.2 milionë derisa numri i vdekjeve është 266 mijë.
Një rritje e infektimeve me coronavirus ka bërë që qarku i Los Anxhelosit në Kaliforni të lëshojë një urdhër të ri tre-javor, për qëndrim në shtëpi, i cili do të hyjë në fuqi të hënën.
Ekspertët kanë deklaruar deri më tani se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të të një vaksine efektive kundër virusit vdekjeprurës.
Ditë më parë, kompania amerikane farmaceutike Pfizer, ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe të Barnave (FDA), në SHBA, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës. /Telegrafi/