Site icon Telegrafi

SHBA-ja ka administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar më shumë se 50 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, CDC raportoi se 50,641,884 doza totale janë administruar deri më tani – rreth 72 për qind e 69.8 milionë dozave të shpërndara në të gjithë vendin.

Si rrjedhojë, më shumë se 37 milionë njerëz i kanë marrë dozat e para të vaksinës dhe më shumë se 13 milionë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në SHBA është 27.5 milionë, kurse që nga shpërthimi i pandemisë kanë vdekur 484 mijë njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version