SHBA-ja ka administruar më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit, si dhe ka shpërndarë deri më tani 237 milionë sosh, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, agjencia tha se 119 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë, derisa 72 milionë janë injektuar plotësisht.
Bazuar në të dhënat e agjencisë, rreth shtatë milionë doza të vaksinave janë administruar në ambientet e kujdesit afatgjatë.
SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia, dhe deri më tani ka regjistruar 31.1 milionë raste si dhe 562 mijë viktima.
Pas SHBA-së vjen India me rreth 13.5 milionë infeksione të regjistruara, pasuar me Brazilin i cili ka raportuar 13.4 milionë të prekur. /Telegrafi/