Site icon Telegrafi

SHBA-ja hedh poshtë akuzat e Putinit

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit Sean McCormack ka hedhur poshtë pohimet e Putinit, i cili ka akuzuar Washingtonin se qëndron prapa vendimit të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të tërhequr përfaqëuesit e saj nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjeve ruse.

"Washingtoni mbështet vendimin e OSBE-së, por nuk ka ndikuar në marrjen e tij", ka thënë McCormack.

Exit mobile version