Telegrafi

SHBA-ja fton Rusinë t’i hetojë raportet për shkelje në zgjedhje

Këtë njoftim e bëri zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Jondroe. Nga ana tjetër, Kimmo Kiljunen, nga Këshilli i Evropës, tha se ndikimi i fuqishëm i degës ekzekutive në zgjedhje paraqet problem. Sipas tij, ky ndikim "nuk ishte normal dhe ka ndikim në rezultate".

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Rusi, po udhëheq partia e presidentit Putin, Rusia e Bashkuar, me 64 %, ndërsa e dyta është Partia Komuniste me 11.7 përqind. Dalja në zgjedhje ishte 62 për qind. /REL/