Site icon Telegrafi

SHBA-ja e përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Washingtonit

Pamje nga takimi mes Donald Trump me Avdullah Hotin dhe Aleksandar Vuciq | Foto: Anna Moneymaker-Pool/Getty Images/Guliver

Ambasada e SHBA-së në Serbi është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të përkushtuar për ta implementuar marrëveshjen e arritur në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Twitter, ambasada amerikane në Serbi, ka shkruar se nuk duhet humbur mundësinë për të filluar një kapitull të ri në stabilitetin, bashkëpunimin dhe suksesin e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postimin e ambasadës.

Një deklarimi të këtillë i ka paraprirë takimi i delegacionit të Energjisë së SHBA-së me përfaqësues institucional në Kosovë dhe Serbi. Ambasada amerikane bëri me dije se përgjatë vizitës është diskutuar për përcaktimin e një studimi serioz të fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit.

Në njërën nga pikat në marrëveshjen e arritur në Washington nga Kosova dhe Serbia, përfshihej edhe funksionalizimi i Liqenit të Ujmanit. Ky i fundit, disa ditë pas marrëveshjes, është emërtuar si “Liqeni Trump”.

Exit mobile version