Site icon Telegrafi

SHBA-ja e angazhuar që ta shkatërrojë përgjithmonë ISIS-in

Iraqi fighters of the Hashed al-Shaabi (Popular Mobilisation units) stand next to a wall bearing the Islamic State (IS) group flag as they enter the city of al-Qaim, in Iraq's western Anbar province near the Syrian border as they fight against remnant pockets of Islamic State group jihadists on November 3, 2017. / AFP PHOTO / AHMAD AL-RUBAYE (Photo credit should read AHMAD AL-RUBAYE/AFP/Getty Images)

SHBA-ja vazhdon të jetë e angazhuar në shkatërrimin e përhershëm të Shtetit Islamik dhe të grupeve të tjera terroriste në Siri, deklaroi një diplomat amerikan në Këshillin e Sigurimit në OKB gjatë një takimi në lidhje me këtë konflikt.

“Uashingtoni do të përdorë gjithashtu të gjitha instrumentet e fuqisë tonë kombëtare për të nxitur një tërheqje të forcave të mbështetura nga Irani në vendin e shkatërruar nga lufta”, tha Rodney Hunter, shkruan ATSH.

Nga ana tjetër ambasadori francez, Francois Delattre tha se Parisi është në kontakt të ngushtë me Uashingtonin, në lidhje me kalendarin e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Uashingtoni të shmangë çdo rishfaqje të terrorizmit dhe të garantojë sigurinë e të gjithë partnerëve të SHBA-së, si dhe të popullsisë në veri të Sirisë. “Shteti Islamik është dobësuar, por lufta ende nuk ka përfunduar”, tha Delattre.

Exit mobile version