Telegrafi

SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja kundër ushtrisë iraniane

Zyrtari konfirmoi njoftimet e shtypit që thonë se, sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, dhe sekretari i Thesarit, Henry Paulson, do të njoftojnë bashkërisht vendimin në Washington.

Njoftimet në gazetat The New York Times dhe Washington Post citojnë zyrtarë të administratës të kenë thënë se, Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, përhapëse të armëve të shkatërrimit në masë. Kjo do të jetë hera e parë që Shtetet e Bashkuara marrin masa ndëshkuese kundër forcave të armatosura të një vendi sovran.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se masat do të lejojnë Shtetet e Bashkuara të izolojnë financiarisht një pjesë të madhe të ushtrisë iraniane dhe këdo tjetër brenda dhe jashtë Iranit që bën biznes me të. Masat mund të ndikojnë qindra kompani të huaja. /VoA/