Telegrafi

SHBA-ja do të ulë varësinë nga nafta

Obama tha se ky ishte një ndër kërcënimet më serioze me të cilët ballafaqohej Amerika.

"Të ardhurat nga nafta shkojnë për dikatorë, për programe bërthamore dhe për të financuar terrorizmin," tha presidenti Obama.

Ai tha se nuk mund të premtonte një zgjidhje të shpejtë.

Presidenti Obama propozoi atë që ai e quajti ‘ekonomi me një energji të re’.

Plani është që të krijohen afro 500 mijë vende pune dhe do të dyfishohet sasia e energjisë që prodhohet nga burime alternative brenda tre vjetësh.

Ashtu siç pritej, Obama hoqi masën e ndalimit që nuk i ka lejuar shtetet e veçanta amerikane të përcaktojnë kuotat e veta më të ashpra për nivelin e emetimit të gazrave që shkaktojnë ngrohjen globale. /bbc/