Telegrafi

SHBA-ja dhuroi 20 milionë vaksina për vendet e tjera

Shtëpia e Bardhë ka vendosur t’i shpërndajë 22 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit.

“Rreth 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete”, ka pohuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Gjersa është planifikuar se deri në fund të javës së ardhshme do të dërgohen edhe 80 milionë të tjera, por nuk ka specifikuar të cilës kompani farmaceutike i takojnë vaksinat.

Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra.

Ndryshe, shumë amerikanë janë duke refuzuar të vaksinohen dhe kjo ka bërë që rriten numrat e infektimeve me virus në radhët e tyre. /Telegrafi/