Telegrafi

SHBA-ja dhe Iraku i premtojnë ndihmë Turqisë kundër PPK-së

Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshya Zebari, i cili është kurd, premtoi më shumë pika kontrolli në kufirin verior për të ndalur furnizimet me karburant, ushqim dhe pajisje tjera të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme.

Bagdadi dhe Washingtoni i kanë bërë thirrje Ankarasë që të përmbahet nga një operacion i gjerë ndërkufitar, nga droja se ai mund të destabilizojë gjithë rajonin. /REL/