Telegrafi

SHBA-ja dhe Britania i dalin në krah Izraelit – rrëzojnë disa dronë iranianë që po shkonin drejt Tel Avivit

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe i kanë dal në ndihmë shtetit izraelit pas sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Aeroplanët amerikanë dhe britanikë kanë nisur të rrëzojnë dronët iranianë, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Irani tash sulmon edhe me raketa Izraelin - publikohen pamjet e para dramatike

Televizioni më i vlerësuar izraelit, Channel 12 raportoi se aeroplanët luftarakë amerikanë dhe britanikë kanë rrëzuar disa dronë iranianë mbi zonën kufitare Irak-Siri.

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po shkonte për në Izrael, thanë tre zyrtarë amerikanë.

Lexo po ashtu Izraeli sulmohet tash me raketa edhe nga Hezbollahu

Zyrtarët e paidentifikuar nuk zbuluan se sa dronë u rrëzuan apo vendndodhjet.

Theksojmë se Britania e Madhe kanë angazhuar aeroplanët e Forcave Ajrore Mbretërore, mëson mediumi britanik.

Ndryshe, Irani, grupi libanez i Hezbollahut si dhe Houthit e Jemnit, kanë lansuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit. /Telegrafi/