Prifti i Kishës Ortodokse Serbe nga Nashville, Aleksandar Vujkoviq, po dëbohet nga SHBA-ja, edhe pse jeton atje për vite me radhë.
Kleriku së pari u vendos në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2009 si student i teologjisë, njoftoi “News 4 Nashville”.
Pas katër viteve të studimit, ai u diplomua në vitin 2013 dhe u kthye në Serbi. Ai u martua në vendlindje dhe u kthye në Amerikë për të marrë përsipër famullinë dhe për të filluar një familje.
Që nga viti 2014, ai jeton në Nashville, ku u bë prifti i parë i Kishës Ortodokse Serbe me një vendbanim të përhershëm, dhe gjithashtu mori pjesë në ndërtimin e Kishës së Shën Premtes, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ai tani duhet të largohet nga SSHBA-ja deri më 16 gusht, thotë ai, për shkak të gabimit të avokatit të tij.
Prifti thotë se harroi të paraqiste vizën e tij të punës të aprovuar për priftërinjtë në kërkesën për kartonin e gjelbër. Si rezultat, atij iu refuzua shtyrja e vizave në shkurt, kështu që filloi periudha e dëbimit prej gjashtë muajsh.
Ndryshe, Vujkovic më pas apeloi vendimin, por kërkesa për vizë iu refuzua dhe tani duhet të kthehet në Serbia pas qëndrimit 11-vjeçar pa dokumente në SHBA. /Telegrafi/