Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech njoftuan të premten se qeveria amerikane po blenë 200 milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 dhe mund të blejë një version të ri të vaksinës që synon variante të reja të virusit.
Me atë njoftim, numri i përgjithshëm i dozave të destinuara për Shtetet e Bashkuara është 500 milionë doza, me afërsisht 208 milionë doza të dorëzuara tashmë, sipas të dhënave të qeverisë të enjten.
Pfizer nënshkroi një marrëveshje me qeverinë amerikane vitin e kaluar për 100 milionë doza të vaksinës për gati dy miliardë dollarë, me mundësi për të blerë 500 milionë doza të tjera, raporton reuters.
Shumica e dozave të reja do të dorëzohen deri në fund të vitit dhe 90 milionët e mbetur do të dorëzohen deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.
Drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mjeku Anthony Fauci tha se “mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara u rrit 53 për qind nga një javë më parë”.
Kompanitë kanë ideuar një version të ri të vaksinës që synon variantin delta, të cilin ata planifikojnë ta testojnë në javët e ardhshme, por deklaruan se vaksina aktuale mund të sigurojë gjithashtu mbrojtje kundër këtij varianti. /Telegrafi/