Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar organizatën terroriste ISIS se ka kryer gjenocid kundër komunitetit Jazidi, të krishterëve dhe të myslimanëve Shia.
Sekreteari i shtetit, John Kerry ka thënë se “ISIS-i ka kryer gjenocid me vetëshpalljen, me ideologjinë dhe me veprimet e tij”, transmeton KosovaPress.
Ai po ashtu ka thënë se grupi është përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe për spastrim etnik në zonat që ka nën kontroll në Siri dhe Irak.
“T’i emërojmë këto krime është e rëndësishme, por ajo që është esenciale është ndalimi i tyre”, ka thënë Kerry.
Kerry ka pranuar se një mungesë e qasjes në zonat e ISIS-it ka bërë që SHBA-ja të mos ketë një “imazh të qartë” të mizorive që janë kryer atje.
Ai ka shtuar se “faktet e plota” duhet kërkuar nga një panel ndërkombëtar i hetimeve.