Telegrafi

SHBA, iPhone merr 45 për qind të tregut

Samsung ka avancuar me 2 pikë, ndërsa mban 26 për qind të tregut, ndërsa LG ka ftuar 3 pikë, për të kaluar në 8 për qind të tregut amerikan të telefonave të mençur.

HTC dhe Motorola kanë rënë, e para nga 10 në 6 për qind, ndërsa kompania e cila kohëve të fundit i është shitur Lenovo-së ka rënë nga 7 në 4 për qind.

Telefonat postpaid përbëjnë 71 për qind të tregut amerikan, një rritje me 10 për qind. Ndërsa tregu me parapagim ka shënuar rritje prej 68 për qind, për të marrë 29 për qind të tregut.

Rritja e tregut me parapagim i atribuohet rritjes së T-Mobile, operatorit i cili bëri ndryshime të mëdha në biznesin e saj, pasi që me ofertat e saj i largoi konsumatorët e telefonave mobil nga rivalët si AT&T dhe Verizon. / Telegrafi /