Telegrafi

SHBA: iPhone 5S, telefoni më i shitur për muajin shtator

Brenda vetëm 10 ditëve të para. Apple iPhone 5S kishte thyer rekordin e shitjeve të Samsung Galaxy 4, për ta marrë pozitën e telefonit më të shitur në tregun amerikan për muajin shtator.

Sipas Canaccord Genuity thuhet se shitjet e iPhone 5S janë duke u rritur gjithnjë e më shumë. Firma hulumtuese beson se Apple do të arrijë që të shesë më shumë se 52 milionë njësi të telefonit të saj për tremujorin e fundit.

Samsung gjithashtu do të ketë shitje të rëndësishme, mirëpo Canaccord nuk ka dhënë asnjë shifër të njësive që kompania jugkoreane do të mund të shesë./ Telegrafi