Telegrafi

SHBA: Humbja e vendeve të punës ka prekur fundin

Bordi i Konferencave, një grup kërkimor privat, tha të hënën se tregu amerikan i punës u dobësua përsëri muajin e kaluar, por ritmi i humbjes së vendeve të punës ishte më i ngadaltë.

Megjithatë, grupi paralajmëroi se humbjet do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Indeksi i Prirjeve të Punësimit, që harton ky bord, ka pësuar rënie për 20 muaj me radhë.

Indeksi analizon disa statistika, duke përfshirë numrin e njerëzve të punësuar përkohësisht dhe numrin e amerikanëve që e kanë të vështirë të gjejnë punë.

Ndërkohë, një studim tjetër thotë se kriza ka goditur rëndë sidomos kompanitë amerikane të teknologjisë. /voa/