Site icon Telegrafi

SHBA hapet ndaj Vetëvendosjes, Ymeri: Takim i rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënieve tona

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka theksuar se ka pasur kënaqësinë që për herë të parë ta takojë zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Hoyt Yee.

Ymeri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me zëvendës-ndihmës Sekretarin e SHBA janë takuar në Ambasadën Amerikane në Kosovë, ku kanë diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vend.

“Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Vetëvendosje dhe Qeverisë amerikane”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version