Tjetër sulm në SHBA. Këtë herë në qendër të qytetit San Franciskos, në Kaliforni. Dy persona për motive ende të paqarta kanë hapur zjarr, ndërsa ka humbur jetën një 16-vjeçare.
Mësohet gjithashtu se 4 persona të tjerë janë plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.
Departamenti i policisë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur gjatë “përkujtimit” për dikë që ishte mbytur vitin e kaluar në Salinas, Kaliforni.
Ende është e paqartë nëse të shtënat kishin lidhje me përkujtimoren e ngjarjes, pasi ajo ishte dy blloqe larg të shtënave.
Policët e San Franciskos kanë raportuar se do të merren me hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.