Site icon Telegrafi

SHBA do fusë në listën e zezë cilindo që i del kundër Trump-it

Administrata e Donald Trump-it do të përpilojë listën e zezë të të gjithë atyre që i kundërvihen politikave të presidentit të ri.

“Ne do të tregojmë forcën tonë”,  – tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. “Sa i përket atyre që nuk na mbështesin, ne do t’i fiksojmë mirë emrat e tyre”.

Ky konsiderohet një qëndrim mjaft i fortë i ambasadores së re, e cila mori detyrën më 24 janar.

Ndërkohë presidenti Trump do të zhvillojë ditën e nesërme biseda telefonike me homologun rus Vladimir Putin, atë francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton tema.

Lajmi u publikua në Twitter nga zëdhënësi i presidentit të ri ameriakan, Sean Spicer.

Exit mobile version