Site icon Telegrafi

SHBA fton Kinën për një raund të ri bisedimesh mbi çështjet tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ftuar Kinën për një raund të ri bisedimesh, të nivelit të lartë, mbi çështjet tregtare, pasi bota pret me padurim fjalën e fundit të administratës Trump nëse ajo do të nisë apo ajo zbatimin e tarifave mbi produktet e importuara nga Kina me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, tha për rrjetin informativ Fox Business se zyrtarët e lartë amerikanë, me në krye Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, u kanë dërguar një ftesë homologëve kinezë këtë javë, nëpërmjet së cilës kërkoheshin negociata të reja, përcjell Telegrafi.

Kërkesa për dollarin amerikan mbetej nën mbështetjen e raporteve që Kina do t’i kërkojë Organizatës Botërore të Tregtisë javën e ardhshme lejen për të vendosur sanksione ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për moszbatimin e Uashingtonit me një vendim në një mosmarrëveshje lidhur me detyrimet e dumpingut të vend. /Telegrafi/

Exit mobile version