Telegrafi

SHBA: Fonde alternative për industrinë e makinave

Zëdhënësja Dana Perino tha se presidenti George Bush e konsideron mundësinë që Sekretari i Thesarit, Henry Poalson të shfrytëzojë si alternativë fonde nga plani finansiar prej 700 miliarda dollarëve.

Prodhuesit kryesorë të automjeteve kërkojnë miliarda dollarë ndihma të menjëhershme.

Kompania General Motors tha se do të ulë prodhimin për 250 mijë automjete në tremujorin e parë, dhe përkohësisht do t’i mbyllë 20 fabrika në Amerikën Veriore.

Shumica e fabrikave në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të mbyllen gjatë gjithë muajit janar./Rel/