Telegrafi

SHBA me fond gati 1 miliard euro për autobusët elektrikë të shkollave

Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit në SHBA gjatë së enjtes njoftoi se agjencia pothuajse do të dyfishojë fondin e saj për autobusët elektrik në pothuajse 1 miliard euro, pasi që shkollat nga të gjitha 50 shtetet aplikuan për zbritje.

Autobusët elektrikë të shkollave me shpejtësi po pushtojnë rrugët e SHBA-ve teksa distriktet shkollore dhe liderët shtetëror po e shohin se si mund të përfitojnë komunitetet ku ata shërbejnë.

Sipas Dominion Energy, një ofrues i energjisë që bënë promovimin e veturave elektrike për një të ardhme të qëndrueshme dhe të pastër, zëvendësimi i një autobusi me naftë mund të reduktojë emetimet e gazrave serrë prej 24,493 metër kub në vit, raporton electrek.co, transmeton Telegrafi.

Me ndihmën e iniciativave të Dominion, flota e dytë më e madhe e autobusëve elektrik në SHBA vetëm sapo kaloi shifrën e 804,672 kilometrave të kaluara për shërbim.

Duke implementuar autobusët elektrik, distriktet e shkollave në Virginia ishin në gjendje të shmangnin 447,7 ton të shkurtër të gazrave serrë.

Këta tymra toksik dihet se depërtojnë në brendësi të autobusëve përderisa autobusët nuk lëvizin, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve që përdorin ato për çdo ditë.

Në vitin 2002, një hulumtim i bërë nga Yale gjeti se nivelet e grimcave të rrezikshme ishin prej 5 deri në 10 herë më të larta kur autobusët ndaleshin.

Jo vetëm që autobusët elektrik shkollorë prodhojnë zero emetime, por ato shkollave gjithashtu mund edhe t’u kursejnë parat e derivateve por edhe kostot e riparimeve për periudha afatgjate.

Modesto Unified School District në Kaliforni, që porositi 30 autobusë elektrik shkollorë Blue Bird, pret që të kursejë afro 255 mijë euro në vit në derivate. /Telegrafi/