Arabia Saudite po planifikon të fillojë një ofertë prej 200 miliardë dollarësh në vitin 2020 për të ndërtuar të parin nga dy reaktorë bërthamorë dhe po negocion aktualisht me furnizuesit duke përfshirë SHBA, njoftuan burime për Reuters.
Sipas Reuters, prodhuesi kryesor i naftës në botë dëshiron të zgjerojë burimet e saj të energjisë në mënyrë që të mund të marrin më shumë lëndë të para për eksport.
Kompanitë në SHBA, Rusi, Kore e Jugut, Kinë dhe Francë janë duke negociuar me Riadin zyrtar për furnizimin e reaktorit.
Zyrtarët arabë më parë kanë thënë se do të zgjedhin një furnizues deri në fund të 2018, kur afati u shty për 2019, dhe tani thuhet se tenderi do të lëshohet në vitin 2020.
Burimet pranë Reuters thonë se Riadi zyrtar duhet të nënshkruajë një marrëveshje për përdorimin paqësor të teknologjisë bërthamore me Uashingtonin dhe se SHBA dëshiron që ky vend i pasur i naftës të nënshkruajë Protokollin Shtesë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të siguruar që teknologjia bërthamore nuk do të përdoret për qëllime ushtarake.
Sipas Reuters, Arabia Saudite për tani nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të tillë që do të humbiste mundësinë e prokurimit të uraniumit ose përpunimit të lëndës djegëse të shpenzuar në të ardhmen, të cilat janë rrugë të mundshme për armët bërthamore.
Emiratet e Bashkuara Arabe, vend fqinj i Arabisë Saudite, aktualisht po ndërtojnë centralin e parë bërthamor në atë vend, ndërsa Irani tashmë ka një fabrikë të tillë në veprim. /kp/Telegrafi/