Telegrafi

SHBA, falimenton banka e 96-të

“Federal Deposit Insurance Corp”vendosi mbylljen e “Warren Bank”, një bankë e vogël në Michigan me vetëm 6 filiale si dhe kalimin e aktiviteteve të saj bankës “Huntington National”.

Sipas specialistëve bankat në SHBA janë zhytur në një krizë të thellë dhe as ndërhyrjet e Federal Reserve nuk mund të shpëtojnë falimentimin e tyre, dhe pas Warren Bank, priten shumë banka të tjera kryesisht të niveleve të ulta që të vuajnë me falimentim pasojat e krizës.