Telegrafi

SHBA, Facebook lanson App Center

Fillimisht, Facebook ka thënë se dyqani i saj i aplikacioneve do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA, ndërsa më pas do të lëshohet edhe në vendet tjera të botës. 

App Center do të ofrojë një gamë të gjerë të aplikacioneve, duke përfshirë edhe aplikacionet tashmë të famshme si Draw Something dhe Pinterest, ndërsa në fillim Facebook ka vendosur rreth 600 aplikacione për përdoruesit amerikan. 

Në deklaratën e saj zyrtare, Facebook ka thënë se do të shfaqe “vetëm aplikacionet më të mira, të cilat janë pëlqyer më së shumti nga përdoruesit”. / Telegrafi /