Site icon Telegrafi

SHBA, ekonomia rritet me 1.9%

Finance growth and green line

Ekonomia amerikane ka pësuar një ngadalësim më të madh seç parashikohej, gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, si pasojë e rënies së tregtisë.

Kjo e fundit pësoi rënien më të madhe në 6 vite, gjatë vitit 2016. Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i ekonomisë më të madhe të botës, u zgjerua me 1.9 për qind gjatë 2016-ës. Shpenzimet konsumatore, ndërkohë, që janë edhe lokomotiva e ekonomisë u rritën me 2.5 për qind, në linjë me projeksionet. Tregu i fortë i punës dhe morali i fortë konsumator pritet të vazhdojnë të udhëheqin rritjen ekonomike edhe përgjatë këtij viti.

Pavarësisht kësaj, tensionet si pasojë e administratës së re, kryesisht në drejtim të tregtisë, mbeten kërcënimi numër një. Përgjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, rritja projektohet në 2.3 për qind. Eksportet i hoqën GDP-së, gjatë tremujorit të fundit, 1.7 pikë përqindje, që është edhe niveli më i lartë që prej tremujorit të dytë të vitit 2010.

Shpenzimet konsumatore, nga ana tjetër, kanë kontribuar me 1.7 për qind. Në terma të përgjithshëm, ekonomistët projektojnë se, ekonomia amerikane do ta ruajë vrullin edhe përgjatë tremujorit të parë të vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version