Irani po përgatitet për një tjetër nisje satelitore pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të dërguar satelitin në orbitë.
Teherani zyrtar kreu lansimin përkundër akuzave nga SHBA se programi hapësinor po i ndihmon ata të zhvillojnë raketa balistike.
Pamjet satelitore të Qendrës Hapësinore Imam Khomeini në provincën Semnan, të bëra këtë muaj, tregojnë rritjen e aktivitetit në këtë zonë, në një kohë të tensioneve të ngritura midis Uashingtonit dhe Teheranit për shkak të prishjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe fuqive botërore.
CNN ishte i pari që raportoi imazhet satelitore të qendrës hapësinore, rreth 240 kilometra në juglindje të Teheranit.
Sipas AP, lansimi i satelitit pritet para fundit të vitit. /kp/Telegrafi/