Telegrafi

SHBA, dyfish konsum më tepër se BE

Kështu, vende të mëdha industriale kanë një normë konsumi për banor që shkon në 18,3 fuçi nafte dhe 1.481 m³ gaz, ndërsa vende të tjera me pak zhvillim ekonomik kanë një nevojë konsumi që shkon në 0,74 fuçi nafte dhe 66 m³ gaz.

Këto janë statistikat e paraqitura së fundmi nga kompania energjetike "Eni", të hedhura në studimin "World Oil and Gas Review", duke u fokusuar te konsumi, eksporti, importi dhe rezervat për naftë dhe gaz. Kështu, mesatarisht, çdo qytetar amerikan dhe kanadez konsumon dyfishin e asaj që konsumojnë evropianët, 12 herë më shumë se kinezët dhe 37 herë më shumë se një banor i Nigerisë.

SHBA, me 24.6% të konsumit në total, konfirmohet në vend të parë për sa i përket kërkesës botërore për konsum. Ndërsa te gazi, 36% e konsumit është e përqendruar në dy vende: SHBA në vend të parë me 21% dhe Rusia me 15%. /Shqip/