Telegrafi

SHBA dhuron pajisje për Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni

Si pjesë e bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Maqedonisë në përforcimin e sigurisë kufitare dhe zbatimit të ligjit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të dhurojë pajisje për Ministrinë e Punëve të Brendshme – Policia kufitare, për Ministrinë e Financa – Drejtoria e doganave dhe për Drejtorinë për siguri nga rrezatim.

Pajisjet me vlerë prej 207.000 dollarë amerikanë, përfshijnë pajisje për parandalim të krimit, kompjutorë, automjet për patrullim, dhe automjete për terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Programi për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) dhe Programi ndërkombëtar për ndihmë në trajnim për hetime penale (ICITAP) pranë Ambasadës së SHBA do të dhurojë pajisje për përmirësim të kapacitetit të shërbimeve kufitare të Maqedonisë për të zbatuar kontroll profesional të kufinjve dhe operacioneve në vendkalimet kufitare.

Pajisjet e dhuruara gjithashtu do të përmirësojnë aftësinë e këtyre tre agjensive për të kryer operacione parandaluese në kufi, për të luftuar krimin ndërkufitar dhe terrorizmin, për të detektuar rrezatim, dhe identifikim të armëve për shkatërrim në masë dhe materialeve përkatëse./Telegrafi/