Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë janë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe se për këtë arsye duhet të jenë së bashku për të luftuar këtë kërcënim.
“Vetëm përmes këtij lloji të trajnimit ne mund të njohim njëri-tjetrin më mirë, dhe të jemi të gatshëm të punojmë së bashku në të ardhmen”, ka thënë Scott, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Një deklaratë të tillë, Scott e ka bërë pas ushtrimeve të përbashkëta të njësive speciale të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtur në bazën e Njësisë speciale antiterroriste (SAJ) në Batajnicë.
Ndër tjerash, shkruajnë mediat serbe, stërvitjet u ndoqën edhe nga ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. /Telegrafi/