Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me Poloninë, ndërsa parashihet rritja e pranisë së trupave amerikane në vend.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, dhe Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak e paraqitën këtë marrëveshje të shtunën e cila njëherësh njihet si Marrëveshja e Zgjeruar e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (EDCA).
“Kjo do të forcojë gjithashtu garancinë që ushtarët tanë do të qëndrojnë krah për krah, në rast të ndonjë rreziku, pavarësisht nëse kërcënimi i adresohet Polonisë apo edhe SHBA-së”, tha presidenti polak Andrzej Duda, pas ceremonisë.
Lajmin e konfirmoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/