Site icon Telegrafi

SHBA dhe Polonia e kundërshtojnë gazsjellësin Rusi – Gjermani

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia dje janë shprehur kundër gazsjellësit të planifikuar për ta lidhur Rusinë me Gjermaninë, duke thënë se e politizon energjinë dhe i shkatërron përpjekjet për të bërë Evropën më pak të varur nga burimet ruse.

Ky gazsjellës, i njohur me emrin, Rrjedha Veriore 2 (Nord Stream 2), do ta anashkaloj Poloninë, ndërsa vendet e Evropës Lindore mbesin të varura nga Rusia.

Duke folur në Varshavë, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se gazsjellësi “nuk është pjesë e shëndoshë e infrastrukturës” për stabilitetin energjetik të Evropës.

“Sikur Polonia, Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë gazsjellësin Rrjedha Veriore 2”, tha Tillerson në konferencën për gazetarë, së bashku me ministrin e jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz.

“Ne këtë e shohim si shkatërrim të stabilitetit të përgjithshëm të sigurisë së energjisë në Evropë , duke i dhënë Rusisë edhe një mjet tjetër për ta politizuar energjinë”, tha Tillerson.

Ky gazsjellës do të jetë i dyti që gazin rus direkt e dërgon në Gjermani dhe Evropën Perëndimore, nëpër Detin Baltik, e jo nëpër Ukrainë dhe Poloni.

Exit mobile version