Site icon Telegrafi

SHBA dhe Kosova nënshkruan Marrëveshjen për ndihmë ekonomike

Dell shprehu përkushtimin e vendit të tij, për ndihmë Kosovës. "Është nderi im për të nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale për ndihmë ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës. Qëllimi i saj është që këto marrëdhënie të vendosen edhe në mënyrë formale për të ndihmuar Kosovën. Dua të theksoj që marrëdhëniet tona do të zhvillohen në vazhdimësi përmes ndihmës sonë në Kosovë. Do të forcojmë dhe do të zhvillojmë marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve tona sovrane SHBA-ve- Kosovës”, tha Dell.

Marrëveshje për ndihmë Kosovës do të orientohet në zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës, si në fushën e infrastrukturës, në ekonomi, transport, në edukim, etj.

Exit mobile version