Amerikanët dërguan të hënën në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) pretendimet e Presidentit të Donald Trump se Kina vjedh idetë, për të goditur tarifat e mëdha ndëshkuese ndaj mallrave kineze.
Ambasadori i SHBA-së Dennis Shea, tha se “transferimi i detyruar i teknologjisë” ishte shpesh një rregull i pashkruar për kompanitë që përpiqeshin të hynin në tregun e Kinës, sidomos nëse bashkëpunonin me një firmë shtetërore.
“Rregullat e licencimit në Kinë detyruan firmat e huaja të ndajnë teknologjinë nëse dëshironin të bënin biznes, ndërsa zyrtarët qeveritarë mund të shfrytëzonin rregulla të paqarta të investimeve për të imponuar kërkesat për transferimin e teknologjisë. Kjo nuk është sundimi i ligjit. Në të vërtetë, vetë ligjet e Kinës janë që mundësojnë këtë pengesë”, tha Shea, përcjell Telegrafi.
Kina tërësisht e hodhi poshtë pohimin.
“Nuk ka transferim të detyruar të teknologjisë në Kinë. Por fakti është, asgjë në këto masa rregulluese nuk kërkon transferim të teknologjisë nga kompanitë e huaja”, tha ambasadori i Kinës, Zhang Xiangchen, duke shtuar se argumenti amerikan përfshinte një “prezumim të fajit”. /Telegrafi/