Telegrafi

SHBA dhe Gjermania kanë arritur një marrëveshje rreth gazit

Sipas zyrtarëve nga Berlini dhe Uashingtoni, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë arritur një marrëveshje që lejon përfundimin e tubacionit të gazit rus. Kjo do t’i japë fund viteve të tensionit midis dy aleatëve.

Administrata e presidentit, Joe Biden do të heqë dorë nga kundërshtimi i gjatë i Uashingtonit ndaj tubacionit të gazit North Stream 2, i cili përfaqëson një ndryshim në qëndrimin amerikan. Kjo i dha fund viteve të spekulimeve për fatin e projektit. Sipas marrëveshjes, Gjermania do të pranojë të ndihmojë Ukrainën në projektet e energjisë dhe diplomacisë, raporton thewallstreetjournal.

Zyrtarët amerikanë në dy administratat e mëparshme presidenciale kundërshtuan Nord Stream 2 nga frika se do të rriste ndikimin ekonomik dhe politik të Moskës në Evropë.

Gazsjellësi do të lejojë Kremlinin të rrisë varësinë evropiane nga gazi natyror rus dhe më pas ta përdorë atë për të shantazhuar aleatët amerikanë, thanë kritikët. Rusia ka hedhur poshtë akuza të tilla.

Zyrtarët thanë se Biden vazhdon të kundërshtojë tubacionin dhe e sheh atë si një veprim nga Kremlini për të zgjeruar ndikimin e tij te të tjerët, por një aleancë me Evropën është mënyra më efektive për të kundërshtuar Moskën. /Telegrafi/