Telegrafi

SHBA: Dëmshpërblehen me 625 milionë dollarë 10 mijë persona

Ky dëmshpërblim iu dha atyre pasi u ankuan se autoritetet nuk u kanë ofruar pajisjet e nevojshme për mbrojtjen gjatë operacioneve të pastrimit.

Shumë nga punonjësit e përfshirë në këto operacione kanë pasur probleme shëndetësore, kryesisht me aparatin e frymëmarrjes.

Sipas marrëveshjes punëtorët do të marrin nga 3250 dollarë për ata që janë mirë por druhen se mund të sëmuren deri në 1.1 milion dollarë për personat që janë sëmurur rëndë. /Telegrafi/