Telegrafi

SHBA i del në ndihmë Irakut, paralajmëron dërgimin e disa aeroplanëve F-16

Ambasadori amerikan në Bagdad, Staurd Jones, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm do t’i dorëzojnë Irakut katër aeroplanë të ri luftarakë të llojit F-16.

Jones ka thënë se SHBA në kuadër të planit të financimit të aeroplanëve, Irakut i aprovuan kredi në vlerë prej 2.7 miliardë dollarë, shkruan AA.

Ambasadori amerikan, Jones gjithashtu njoftoi se koalicioni në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), koalicion i kryesuar nga SHBA’ja, deri tani ka kryer më shumë se 60 operacione ajrore.