Deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në muajin janar është ngritur në nivelin më të lartë mujor në pesë vjetët e fundit, ka njoftuar të martën Ministria amerikane e Tregtisë.
Sipas këtij raporti, deficiti tregtar është rritur në 48,5 miliardë dollarë, që është për 4,2 miliardë dollarë më shumë se sa në dhjetor dhe njëherësh deficiti më i madh që nga marsi i vitit 2012, transmeton agjencia France press. /Telegrafi/