Telegrafi

SHBA: Barbarizëm rus në Aleppo

Ambasadorja amerikane në OKB akuzoi Rusinë për barbarizëm, për bombardimin e qytetit sirian të Aleppos.

Gjatë një mbledhjeje emergjente të Këshillit të Sigurimit, Samantha Power tha se Rusia ka gënjyer haptazi këshillin për sjelljen e saj në Siri.

Ajo deklaroi se Rusia dhe regjimi sirian po shkatërrojnë edhe rrënojat që kanë mbetur nga qyteti ikonik.

Power tha se Rusia, e cila mbështet regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, prej kohësh ka pasur fuqinë të ndalojë vuajtjet në Siri.

“Por në vend të paqes, Rusia dhe Assad bëjnë luftë. Në vend që të dërgojnë ndihmë te sirianët, Rusia dhe Assad bombardojnë spitalet dhe ekipet e emergjencës”, deklaroi Power. /kp/