Telegrafi

SHBA: Arrihet marrëveshje për ndihmën financiare

Shefi i Komitetit për çështje financiare i Kongresit, demokrati Barni Frenk, njoftoi se Washingtoni ka rënë dakord të japë ndihmë shtetërore, jo vetëm për bankat e goditura, por edhe për pronarët e shtëpive të prekura nga kriza hipotekare vitin e kaluar.

Kështu do të ishte reduktuar në minimum numri i pronarëve, prona e të cilëve patjetër do të duhet që të sekuestrohet.

Demokratët edhe Republikanët ende janë në bisedime rreth disa çështjeve tjera, duke përfshirë edhe atë se a duhet që qeveria të përvetësojë aksione nga kompani të cilave iu kërcënohet falimentimi.

Edhe krahas përpjekjeve për zvogëlimin e efekteve të krizës, bursat amerikane të hënën shënuan një rënie të dukshme të kursit. Treguesi kryesor i Dow Jones u zvogëlua në 3.3 %.