Telegrafi

SHBA: Arrihet kompromisi për paketën ekonomike

Kreu i shumicës në Senat, Demokrati Harry Reid, tha se paketa stimuluese do të krijojë më shumë se tre milionë vende pune.

Reid nuk i zbuloi detajet specifike të kompromisit, sipas të cilit, Senati dhe Dhoma Përfaqësues miratuan dy ligje të veçanta.

Negociatorët punuan pa ndalur që t’i zbutin dallimet dhe të sigurojnë pëlqimin e Republikanëve.

Burimet thonë se marrëveshja mund të votohet të enjten. /rel/