Telegrafi

SHBA: Arrihet kompromisi për paketën 780 miliardë dollarë

Ligjvënësit thanë se në saje të ndryshimeve, u arrit mbështetja e paketës nga një numër vogël senatorësh republikanë të moderuar, që nevojitej për miratimin e paketës. Shumë republikanë u ankuan se paketa në formën fillestare kishte shumë shpenzime dhe shumë pak shkurtime taksash. Udhëheqësit republikanë e dënuan kompromisin.

Dje, më parë, Presidenti Obama i bëri thirrje Senatit ta miratojë paketën e stimujve, duke thënë se vonimi i saj, do të ishte “i pafalshëm dhe mungesë përgjegjësie”, ndërkohë që miliona amerikanë vazhdojnë të humbin punën.//woa/